Top News – SHBA refuzon Putinin / Nuk hiqen sanksionet në këmbim të drithërave
27/05/2022 11:16

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesën e presidentit rus, Vladimir Putin që Perëndimi të heqë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Sipas Kremlinit, Putin i ka thënë kryeministrit italian, Mario Draghi se Rusia do të nisë anijet me ushqime dhe pleh, për të zbutur krizën për ushqim në gjithë botën, mirëpo vetëm nëse “marrin fund masat e motivuara politikisht, të zbatuara nga Perëndimi”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se eksportet e drithit nga Ukraina do të mund të nisin nëse hiqen sanksionet ndaj Rusisë. Megjithatë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se bllokada detare e Rusisë ka bllokuar disa tonë të produkteve, dhe jo sanksionet. Sipas saj, nuk ka diskutime për heqje të sanksioneve. “Nuk ka bisedime. Kjo është e bëmë e Rusisë”, ka thënë ajo. Rusia duhet të ndalë “menjëherë luftën e saj në Ukrainë”, e cila është duke ndikuar në sigurinë globale të ushqimit, ka thënë Jean-Pierre. “Rusia është duke bllokuar vazhdimisht eksportet e ushqimit nga portet ukrainase dhe është duke rritur urinë në botë”. Rusia dhe Ukraina janë eksportuese të rëndësishme të drithërave, andaj luajnë rol të rëndësishëm në zinxhirin e furnizimeve. Në javët e fundit, komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Rusisë që të mundësojë eksportin e grurit ukrainas.

Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19
Top News – Trump triumfator në Kongres / ’Ligji i madh e i bukur’, çfarë efektesh do të ketë?
04/07 12:17
Top News- Hapën zjarr mbi palestinezët e uritur…Kontraktori i ndihmave në Gaza: Pashë kolegët e mi
04/07 12:13
Top News – ‘Mbyllet’ qielli mbi Francë / Greva e kontrollorëve ‘ndëshkon’ mijëra pasagjerë
04/07 12:04
Top News – Aleatët e NATO-s lëshojnë alarmin: Putin po përdor armë kimike në Ukrainë
04/07 12:04
Top News – Top i madh zjarri e tym i zi mbi Romë / Tronditet qyteti, shpërthen stacioni i benzinës
04/07 12:03
Top News – Zhgënjehet me Putinin, flet me Zelenskin / Trump: Nuk po provon t’i japë fund luftës
04/07 12:00
Top Channel/”Ferri” i Europës: Nuk frenohen dot flakët, mijëra të evakuar!
04/07 11:58
Top Channel/ SHBA: Kongresi miraton paketën e Trumpit, kritikët: Do rrisë borxhin amerikan!
04/07 11:25
Top Channel/Pas telefonatës me Trump, Putin sulm masiv në Ukrainë! SHBA: Vijojmë furnizimin me armë!
04/07 11:24