Shtetet e Bashkuara kanë votuar kundër anëtarësimit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Një projekt-rezolutë, e hartuar nga Algjeria, i kërkoi Asamblesë së Përgjithshme të miratonte anëtarësimin e Palestinës, si një shtet anëtar me të drejta të plota në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuar me forcë. Palestina mori 12 vota pro dhe dy abstenime nga Britania e Madhe dhe Zvicra dhe SHBA kundër, gjë që ishte vendimtare.