Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar së fundmi dy nga nëndetëset e saj me energji bërthamore në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, ku vizituan një ishull nga ku mund të projektohet fuqia ushtarake kundër Kinës. Ishulli i Guamit, që është territori më perëndimor i SHBA-së, ndodhet rreth 2500 km në lindje të Filipineve dhe në jug të Japonisë, duke e bërë atë një zonë ideale për të mbajtur fuqinë ushtarake të SHBA-së në ngushticën e diskutueshme të Tajvanit, si dhe në detet e kinës lindore dhe jugore. Guami është shtëpia e bazave të Forcave Ajrore Amerikane, Marinës dhe Trupave Detare. Ai gjithashtu është një nga shtresat e konceptit amerikan të mbrojtjes që synon të kufizojë ushtrinë kineze në kohë lufte me territore aleate ose miqësore.