Forcat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar me dronë dhe raketa të paktën 24 herë gjatë ditëve të fundit, përfshirë tre sulme të hënën, thanë zyrtarët amerikanë të mbrojtjes. Të paktën pesë nga këto sulme janë bërë pasi forcat amerikane goditën dy objekte në Sirinë lindore që përdoreshin nga Garda Revolucionare e Iranit dhe grupet bashkëpunëtore gjatë orëve të mëngjesit të së premtes.