Top News – SHBA mund ta japë pas një muaji/ Autorizmin për përdorimin e AstraZeneca-s
15/03/2021 22:39

Rezultatet e provës së vaksinës COVID-19 të AstraZeneca-s në SHBA po analizohen nga vëzhgues të pavarur dhe autorizimi për përdorim urgjent mund të bëhet pas rreth një muaji, tha të hënën një zyrtar i lartë amerikan. Monitoruesit e pavarur po analizojnë të dhënat nga studimi me 32,000 persona në SHBA për të përcaktuar nëse vaksina është e sigurt dhe efektive. Nëse rezultatet janë pozitive dhe gjithçka shkon mirë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të studiojë të dhënat dhe do të lëshojnë autorizimin, tha në një intervistë Dr. Francis Collins, drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit. Collins vlerëson se FDA-së do t’i duheshin rreth tre javë për të analizuar të dhënat e provës dhe më pas do të mblidhet një panel këshillues ekspertësh do të mblidhet dhe do të votojë nëse do të rekomandojë autorizimin. Bordet e pavarura të monitorimit rishikojnë periodikisht të dhënat gjatë provave klinike për t'u siguruar që nuk shfaqen probleme sigurie dhe mund të ndalojnë studimet herët nëse përcaktojnë se një ilaç ose vaksinë ka të ngjarë të dështojë ose kur bëhet e qartë që do të jetë e suksesshme. Vaksina AstraZeneca, e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, është autorizuar për përdorim në Bashkimin Evropian dhe në shumë vende bazuar në të dhëna të veçanta të provës. Rregullatorët amerikanë kanë pritur për të dhënat e Shteteve të Bashkuara. Disa vende të BE-së së fundmi kanë ndaluar vaksinimin e AstraZeneca-s pas njoftimeve nga Danimarka dhe Norvegjia për efektet e mundshme anësore serioze, duke përfshirë hemoragjinë dhe mpiksjen e gjakut. I pyetur për ato probleme, zoti Collins tha se ai nuk i ka parë personalisht të dhënat, por është "siguruar mjaftueshëm" nga deklaratat e rregullatorëve evropianë se problemet mund të kenë ndodhur rastësisht dhe nuk kanë të bëjnë me vaksinën. Me kaq shumë njerëz që vaksinohen, tha Collins, disa do të përjetojnë një mpiksje gjaku që përkon me kohën e marrjes së një vaksine. I pyetur në lidhje me shfaqjen e varianteve më ngjitëse që mund t’u rezistojnë vaksinave, zoti Collins tha se studimet e deritanishme sugjerojnë se vaksinat e autorizuara aktualisht nga Pfizer Inc, Moderna Inc dhe Johnson & Johnson do të mbrojnë nga këto variante. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25