Karrigia e ambasadorit amerilam për Shqipërinë vijon të jetë vakant. Emërimi i diplomatit David J. Kostelancik është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pasi Senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e Kostelancik dhe të dhjetra të emëruarve të tjerë. Emërimet e diplomatëve janë bllokuar nga disa senatorë republikanë. Kandidatura e Kostelancik u kthye të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, në bazë të një klauzole të rregullave të Senatit sipas së cilës “emërimet që as nuk janë konfirmuar, as nuk janë hedhur poshtë nga Senati në kohën kur mbyllet sesioni legjislativ”, i kthehen Presidentit.