Top News – SHBA-ja do të kërkojë testin negativ për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar
25/12/2020 16:31

Qeveria amerikane do të kërkojë që të gjithë pasagjerët e linjave ajrore që mbërrijnë nga Mbretëria e Bashkuar të posedojnë një test negativ për COVID-19 të bërë brenda 72 orëve para nisjes. Vendimi hyn në fuqi nga data 27 dhjetor. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha në një deklaratë se të gjithë pasagjerët e linjave ajrore nga Mbretëria e Bashkuar duhet të kenë test negativ në mënyrë që të fluturojnë në Shtetet e Bashkuara. Vendimi pason paraqitjen e një varianti të ri, shumë infektiv të koronavirusit në Britani të Madhe, që ka nxitur shumë vende të mbyllin kufijtë e tyre për udhëtarët nga atje. CDC tha se “viruset ndryshojnë vazhdimisht përmes mutacionit, dhe analiza paraprake në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron që ky variant i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm sesa variantet që qarkullonin më parë”. Edhe vendet tjera po ndërmarrin masa për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit. Hong Kongu vendosi masën e karantinës për të gjithë vizitorët jashtë Kinës. Rregulli i ri do të hyjë në fuqi më 25 dhjetor. Gjermania tha se kishte konfirmuar rastin e saj të parë me variantin e ri të koronavirusit. Zyrtarët thonë se nuk ka asnjë provë që llojet e reja të virusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut janë më vdekjeprurëse ose do të jenë rezistente ndaj vaksinave.

Top News – Vrasje në Hollivud, policia heton / Regjisori i njohur dhe gruaja e tij gjenden të pajetë
15/12 13:00
Top News – Zelenski hoqi dorë nga NATO / Ekspertët e sigurisë: Nuk ndryshon bisedimet e paqes
15/12 12:59
Top News- Çetnikët e fundjavës/ Të huajt në rrethimin e Sarajevës dhe vrasës për ideologji
15/12 12:58
Top Channel/ Sulmi në Australi, identifikohen agresorët: Baba e bir, i premtuan aleancë ISIS-it!
15/12 12:34
Top Channel/ Meloni thirrje Europës: “Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet!”
15/12 12:33
Top News – Paralajmërim i ashpër i aleatit të Ukrainës / ‘Loja e Putinit nuk përfundon me Donbasin’
15/12 12:08
Top News – ‘C’ paralajmëron për Rusinë / Shefja e re e MI6 mban fjalimin e parë të saj
15/12 12:07
Top News – Baba e bir vranë 15 persona / Australia planifikon ligje më të ashpra për armët
15/12 11:47
Top News – Çarmatosi sulmuesin dhe u plagos / Heroi australian, një mysliman nga Siria
15/12 11:47
Top Channel/ “Kapitullon” Zelensky: Heq dorë nga planet për anëtarësim në NATO, Rusia pranë fitores!
15/12 11:42
Top News – Rusi, të huajt, kontratë me ushtrinë / Putin nxjerr dekretin, kërkon rekrutë në botë
15/12 11:39
Top News – Në kërkim të paqes në Ukrainë / Dita e dytë e bisedimeve në Berlin, ende asnjë rezultat
15/12 11:38
Top News – Në kërkim të paqes në Ukrainë / Dita e dytë e bisedimeve në Berlin, ende asnjë rezultat
15/12 11:37
Top News – Macja dekonspiron spiunen ruse. Jetoi prej muajsh në Napoli, pranë bazës së NATO-s
15/12 10:22
Top News – ‘Mossad pas sulmit në Australi’. Irani fajëson ‘007’-at izraelite për 15 të vdekurit
15/12 09:49
Top News- Zelensky apel të fortë/ Kërkon garanci që Rusia nuk do ta sulmojë më kurrë
14/12 22:00
Top News – Kalimtari hero çarmatos sulmuesin / Videoja e jashtëzakonshme nga sulmi në Australi
14/12 15:43
Top News – Zelenski heq dorë nga NATO / ‘Kompromis’ nga Ukraina për marrëveshjen e paqes
14/12 15:18
Top News – Aleancë nacionaliste SHBA-Gjermani / Ekstremisti i djathtë, thirrje në galanë e MAGA-s
14/12 14:52
Top News – ‘Shefi i NATO-s është çmendur’ / Flet për luftë me Rusinë, Kremlini: I papërgjegjshëm
14/12 14:35
BILETA Portokalli - Bileta