Pas një periudhe pauze Shba ka kryer një sulm ajror mbrojtës në Kabul, me qëllim eleminimin e një një sulmuesi vetëvrasës të dyshuar të ISIS-K i cili përbënte një kërcënim për aeroportin. Por fakeqësisht humbën jetën nëntë anëtarë të një familje, përfshirë gjashtë fëmijë, ku më e vogla ishte 2 vjeç.Ky sulm me dron është i dyti nga forcat amerikane që synojnë grupin terrorist ISIS-K. Një zyrtar amerikan konfirmoi se vendi i sulmit ishte në lagjen Khaje Bughra të Kabulit. Akoma nuk është3 bërë e ditur nëse automjeti ku ndodhi sulmi ishte menduar të ishte një makinë bombë, apo nëse kamikazi po e përdorte atë për transport.