Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin pa kushte të pengjeve dhe hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare. Rezoluta kaloi pasi SHBA hoqi dorë nga vetoja, ndërsa 14 anëtarët e tjerë të këshillit votuan pro saj. Rezoluta bën thirrje që armëpushimi të çojë në një "armëpushim të qëndrueshëm dhe afagjatë" dhe kërkon që Hamasi të lirojë pengjet e kapur në sulmin e tyre të 7 tetorit ndaj Izraelit.