SHBA janë pjesë e luftës në ukrainë. Kështu është shprehur presidenti i dumës ruse, Vyacheslav Volodin në kanalin e tij në telegram. Nuk bëhet fjalë sipas tij vetëm për furnizimin e ukrainës me armë e municione, por Uashingtoni po koordinon dhe zhvillon edhe operacione ushtarake për llogari të regjimit nazist të Kievit, duke marrë kështu pjesë në mënyrë direkte në luftën kundër vendit tonë. Deklarata e Volodin i referohet informacioneve të inteligjencës amerikane, që i janë kaluar ukrainasve për të goditur objektivat ruse, që janë shfaqur më mediat amerikane ditët e fundit.