Top News-SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Shkëmbimi i territoreve dhe e drejta ndërkombëtare
14/08/2025 12:55

Në prill të këtij viti, Presidenti i amerikan Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe ai tha se marrëveshja me Putinin përcakton që gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi, duhet t'i përkasë Rusisë. "Një vendim nga Rusia dhe SHBA-ja mbi Ukrainën është ligjërisht i paimagjinueshëm, edhe nëse politikisht po bëhet gjithnjë e më i mundshëm", thotë për DË Pierre Tilberger, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Ruhr në Bochum. Pa pëlqimin e Ukrainës, nuk mund të ketë një traktat të tillë paqeje. E drejta ndërkombëtare moderne bazohet në "barazinë sovrane të të gjitha shteteve". Dy shtete nuk mund të lidhin thjesht marrëveshje në dëm të një të treti. Një marrëveshje për t'i dhënë territor Rusisë pa pëlqimin e Ukrainës shkel qartë sovranitetin territorial të vendit, thekson Tilberger. Gadishulli i Krimesë dhe katër distriktet administrative të Luhanskut, Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit i përkasin Ukrainës sipas së drejtës ndërkombëtare. Fakti që Rusia kontrollon de facto këto territore - ose të paktën pjesë të tyre - dhe i ka aneksuar ato nuk e ndryshon këtë. Në vitin 2014, u mbajtën referendume në Krime, e në vitin 2022 në Ukrainën lindore dhe jugore për bashkimin e territoreve të pushtuara me Rusinë. Megjithatë, ekspertët e së drejtës ndërkombëtare i konsiderojnë ato si refendume të reme. Ekzistojnë udhëzime të qarta mbi kushtet në të cilat referendume të tilla mund të njihen sipas së drejtës ndërkombëtare. Dhe më kryesori është që duhet të garantohet që votuesit të mund të shprehin mendimin e tyre lirisht, pa detyrim dhe pa frikë. Ky sigurisht nuk ishte rasti në vitin 2014 gjatë pushtimit rus të Krimesë. Votimet në Ukrainën lindore dhe jugore në shtator 2022 u zhvilluan gjithashtu në kushtet e një pushtimi rus të këtyre territoreve.

Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38