Administrata Biden është e vendosur për të goditur korrupsionin kudo në botë përmes një politike sanksionesh të ashpra. James O’Brien, i nominuari i presidentit Joe Biden si koordinator i departamentit amerikan të shtetit për sanksionet, doli së fundmi para senatit në një seancë dëgjimi që i paraprin konfirmimit të tij ku konfirmoi se Sanksionet, janë shumë të rëndësishme për administratën amerikane dhe është e rëndësishme që të forcohet politika e sanksioneve. “Administrata jone, tha ai, ka identifikuar njerzit qe do te jene edhe ne vijim objekt i sanksioneve.