Top News – SHBA e Gjermania ‘hyjnë në luftë’ / Gati tanket për Ukrainën, vijnë Leopard 2 dhe Abrams
25/01/2023 11:45

Gjermania do të dërgojë tanke ‘Leopard 2’ në Ukrainë si dhe do të lejojë vende të tjera si Polonia, të bëjnë të njëjtën gjë, me synimin për të ndihmuar Kievin në luftën e tij kundër agresionit rus. Lajmi u bë i ditur për agjencinë 'Reuters' nga dy burime në dijeni të çështjes, të cilët shtuan gjithashtu se edhe Shtetet e Bashkuara mund të furnizojnë Ukrainën me tanke ‘Abrams’. Edhe pse deri tani kjo gjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Berlini apo Uashingtoni, zyrtarët në Kiev e përshëndetën me shpejtësi atë që ata e quajtën, një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së zhvillimeve në fushën e betejës, ndërsa lufta ka hyrë në muajin e 11-të të saj. Një zëdhënës i qeverisë gjermane dhe ministritë e jashtme dhe të mbrojtjes në Berlin, nuk pranuan të komentojnë për agjencisë 'Reuters'. Kievi ka bërë thirrje prej disa muajsh për tanke prodhim perëndimor, që thotë se janë tejet të dosmosdoshme, për t'u siguruar trupave ukrainase fuqinë e zjarrit dhe lëvizshmërinë për të thyer mbrojtjen ruse, e për të rimarrë ato pjesë të pushtuara të territorit në lindje dhe jug të vendit. Disa senatorë kryesorë amerikanë mbështetën të martën hapin tjetër madhor në ndihmën e Uashingtonit për Ukrainën, duke inkurajuar Shtëpinë e Bardhë të bëjë përpara me një plan për të dërguar tanke ‘M1 Abrams’ për të luftuar agresionin rus. "Treqind tanke u janë dhënë ukrainasve, të cilët kanë një aftësi për të goditur çdo sistem armësh dhe për të maksimizuar avancimin në terren", u tha gazetarëve republikani Lindsey Graham të martën pas kthimit nga një udhëtim në Ukrainë. Pavarësisht nga vështirësitë e përdorimit të tankeve ‘M1 Abrams’, administrata Biden thuhet se po peshon dërgimin e tyre në Ukrainë, duke shpresuar se kjo do të rriste shanset që Gjermania të dërgonte tanket e veta ‘Leopard’. Polonia njoftoi të hënën se do të kërkonte miratimin e Gjermanisë për të dërguar tanke nga stoku i saj me tanke të këtij lloji. Po kështu Britania e Madhe njoftoi javën e kaluar se do të dërgonte tanke ‘Challenger 2’.

Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
DIGITALB DIGITALB