Pasi ia lanë në dorë Bashkimit Europian për gati 2 vite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndërhyjnë për të zgjidhur ngërcin me Bullgarinë që bën të mundur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë një interviste për mediat maqedonase, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price deklaroi se SHBA do të ndërmjetësojë dialogun mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e kontestit për çështjet historike, identitetin, gjuhën maqedonase si dhe të drejtat e pakicës bullgare që jeton në Maqedoninë e Veriut.