Rregullatori amerikan i ilaçeve ka aprovuar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë, Pfizer-BioNTech, për përdorim urgjent, duke hapur rrugë që vaksinimet e para të bëhen brenda ditësh. Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka arritur në gati 300.000. Drita jeshile nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) më 11 dhjetor erdhi vetëm një ditë pasi një panel këshillues i pavarur miratoi vaksinën. Ajo do të përdoret tek njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç.