Pekini dhe Moska i kanë dërguar të shtunën në mesazh të ashpër aleancës SHBA-Britan-Australi për frenimin e Kinës në Paqësor. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të shtunën se luftanijet ruse dhe kineze kryen patrullimin e parë të përbashkët në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor nga datat 17 deri në 23 tetor. “Detyrat e patrullës së përbashkët ishin ruatja e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Azi-Paqësorit, si dhe mbrojtja e objektet ekonomike detare të të dy vendeve. Gjatë patrullimit, grupi i anijeve luftarake kaloi për herë të parë ngushticën Tsougarou", thuhet në njoftim.