Top News – Sezoni turistik hapet më 14 maj/ Greqia shpreson të presë sërish turistë të huaj
10/03/2021 12:21

Greqia shpreson të rihapë dyert për vizitorët më 14 maj, tha ministri i turizmit në vend ndërsa njoftoi datën e shumëpritur për fillimin zyrtar të sezonit turistik. Haris Theoharis tha në panairin e turizmit në berlin, më i madhi në botë, se greqia do të mirëpresë pas kësaj date të gjithë ata që janë vaksinuar, kanë antitrupa ose kanë rezultuar negativë për koronavirus. “Ne shpresojmë të hapim turizmin më 14 maj, me rregulla specifike dhe me protokolle të update-uara”, tha ai. Deri atëherë, ne gradialisht do të heqim kufizimet, nëse kushtet do ta lejojnë”. Athina është në garë me kohën për të rikthyer në jetë një sektor që konsiderohet jetësor për ekonominë e vendit dhe ka udhëhequr thirrjet për një certifikatë evropiane të vaksinimit që do të zhbllokonte udhëtimet për pushime. Pavarësisht hezitimit fillestar, Brukseli ka filluar ti qaset idesë dhe të martën, zëvendëspresidenti i komisionit, Margaritis Schinas, tha se besonte se pasaporta digjitale mund të ishte e gatshme deri në verë. Unë mendoj se ka një pajtim pas samitit të fundit për nevojën e kësaj certifikate digjitale. Ajo do të jetë një produkt evropian dhe do të jetë i njëjtë në të gjithë evropën Por, Ursula von der leyen, presidente e komisionit, ka paralajmëruar po ashtu edhe për rreziqet që kjo certifikatë paraqet, ligjërisht dhe teknikisht. Një në pesë grekë punon në turizëm. Me turistët në vend të reduktuar në mënyrë drastike për shkak të pandemisë, vitin e kaluar, qeveria greke ka thënë se synon që këtë vit të tërheqë të paktën 50 për qind të 31.3 milionë turistëve që vizituan vendin para virusit.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38