Top News – Serbia zgjedh Qeverinë e re / 30 ministra në kabinetin e ri, mblidhet kuvendi
15/04/2025 15:05

Kuvendi i Serbisë është mbledhur për të zgjedhur anëtarët e Qeverisë së re serbe. Kabineti i ri i propozuar, ka 30 ministra, 10 prej të cilëve emra krejtësisht të rinj. Mandatari për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, Gjuro Macut, në fjalën e tij para deputetëve serbë, tha se institucionet duhet të funksionojnë me kapacitet të plotë dhe se kjo është detyra themelore e Qeverisë së re. “Serbia është e lodhur nga ndarjet dhe bllokadat. Askush nuk ka e as nuk guxon të ketë më shumë të drejta se tjetri”, tha Macut. Ai theksoi se protestat dhe pakënaqësitë janë “shprehje natyrore e ndarjeve të rinisë, por jo bllokadat dhe mohimi i të drejtave të të tjerëve për të punuar, për t’u shkolluar dhe për të jetuar normalisht”. Ai shtoi se prioriteti i tij i parë është vënia në funksionim i shkollave dhe fakulteteve. “Kur i mohon dikujt të drejtat, siç janë e drejta për lëvizje dhe arsimim, atëherë bëhesh uzurpator i lirive të të tjerëve. Detyra ime është që të gjitha pakënaqësitë t’i diskutojmë në të gjitha forumet e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj dhe ta mbështesim rininë tonë në përpjekjet e saj, por gjithmonë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, dhe në një mënyrë që askush të mos ketë më shumë të drejta se të tjerët”, tha Macut. Ai paralajmëroi vazhdimin e ndihmës për serbët që jetojnë në Kosovë, si dhe ruajtjen e vazhdimësisë në orientimin e politikës së jashtme të Serbisë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ia besoi mandatin për formimin e qeverisë së re më 6 prill, endokrinologut dhe profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd. Më herët, ai kishte zhvilluar konsultime me partitë parlamentare në të cilat nuk mori pjesë opozita. Kjo e fundit kishte propozuar formimin e një qeverie tranzitore, gjë që është refuzuar nga koalicioni qeverisës në Serbi. Qeveria serbe është në mandat teknik nga 19 marsi, kur kuvendi pranoi dorëheqjen e Millosh Vuçeviç që u largua pas protestave masive të studentëve në vend.

Top News – 450 mijë njerëz në koncert…Paralizohet Zagrebi nga simpatizanti i nazistëve
06/07 13:39
Top Channel/ Koncerti me simbolika naziste/ Marko Perkovic, Thompson mbledh gjysmë milioni kroat
06/07 10:55
Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49