Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar të martën në Prishtinë se, Serbia nuk ia ka dorëzuar Kosovës ende dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së arritur në vitin 2011, në Bruksel. Kreu I qeverisë, tha se Beogradi zyrtar nuk ka dorëzuar asnjë kopje të dokumentacionit. “Sfidë e veçantë është se janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, edhe pse marrëveshja ndërshtetërore në Bruksel është nënshkruar me datë 2 shtator 2011. Pra, në muajin e kaluar janë bërë 15 vjet që Bashkimi Evropian u ka dhënë 2 milionë euro Beogradit zyrtar donacion, e ata s’na e kanë dorëzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral, se le më origjinalin. E pavarësisht këtyre sfidave, institucionet e shtetit dhe shoqëria civile po punojnë bashkë që të bëjnë më të mirën e mundshme për qytetarët”