11 bankat e sistemit bankar shqiptar dorëzuan aplikimet për anëtarësimin në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Pritet që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor. Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor më 21 nëntor të vitit të kaluar, po institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA duke filluar nga muaji prill 2025.