Top News-Sëmundja Duar-Këmbë-Gojë / Mjeku Kalo sqaron si parandalohet përhapja
22/11/2021 22:25

Përveç koronavirurisit, prej disa javësh në vendin tonë është përhapur edhe një sëmundje tjetër, e cila prek duart, këmbët dhE gojën. Këtë të hënë, Tritan Kalo, mjeku I njohur në spitalin e infektivit, përmes një postimi në Facebook, shkruan se kjo sëmundje është përhapur në mbarë vendin dhe prek kryesisht fëmijët, por edhe të rriturit. Kalo shkruan se shpesh kjo sëmundje i paraprin dëmtimeve në thonj, ndërsa jep edhe disa këshilla të vlefshme për të gjithë qytetarët. “Sëmundjet ekzantematike janë jo të rralla në këtë stinë të vitit…U bënë disa javë që Sëmundja Duar-Këmbë-Gojë ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët por të mos harojmë se SDKG është një sëmundje, e cila prek edhe të rriturit. “ Sipas kalos, sëmundja përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë, ndaj këshillon që të tregohet kujdes. Mjeku gjithashtu thekson se personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, por edhe gjatë gjithë javës së parë të shfaqjes së saj. “Transmetohet vetëm midis njerëzve. PAS kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë” Kalo shton se sëmundja përgjithsisht zgjat nga 7 deri në 10 ditë. Sipas tij ende nuk ka ndonjë mjekim specifik ose vaksinë për parandalimin e saj.

Top News- “Heroina ime është mamaja”/ Stenaldo bisedon me Ilirin, rrëfehen dy banorët
25/12 23:15
Top News- Armiri qan pas surprizës së vajzës: Babi të do shumë / E përqafojnë banorët
25/12 23:15
Top News- Ilir Vrenozi nuk mban lotët, Stenaldo e mahnit me zërin e tij: Njeri i jashtëzakonshëm…
25/12 23:12
Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Humb jetën 16-vjeçari në Fier, aksident fatal në kryqëzimin e Cakranit
25/12 22:15
Top News- Zelensky kërkon fundin e luftës, njofton SHBA për kushtet e paqes
25/12 21:30
A mbaroj LUFTA?/ ÇFARË po ndodhë me UKRAINËN dhe RUSINË? Eksperti jep LAJMIN
25/12 20:53
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën një 19-vjeçar
25/12 20:30
Top News- E rëndë! Makinat bëhen copash në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
25/12 20:29
Top Channel/ Gruaja myslimane dhe burri ortodoks, Krishtlindja e veçantë në familjen nga Elbasani
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Fatura fiktive, penalizohen 360 farmaci, farmacistët: Jo dënim kolektiv
25/12 19:40
Top Channel/ “Vetting” për investimet e huaja! Lëvizja e qeverisë, pas thirrjes së SHBA
25/12 19:37
Top News- Vodhën naftën e mjeteve të punës/ Pezullohen nga detyra tre punonjës të Bashkisë së Vlorës
25/12 19:30
Top News- Kim Jong Un zbulon nëndetësen bërthamore, gati për luftë/ Mesazh Koresë së Jugut
25/12 19:02
Top News- I vuri gjobë, biznesmeni refuzoi / 42 vjeçari e plagos me thikë, arrestohet nga policia
25/12 18:52
Top News- Sherr i madh në Korçë, dhunohet një i dehur nga disa persona
25/12 18:41
Top Channel/ Konflikt në Korçë, një person dhunohet për motive banale, dyshohet se…
25/12 18:22
Top Channel/ Plagosja e biznesmenit me thikë në Kavajë, pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja
25/12 17:55
Top Channel/ Përplasja e anijeve turistike në lumin Nil, TCH siguron pamjet e momentit të aksidentit
25/12 17:46
DIGITALB DIGITALB