Në një studio të errët, Jane Chen, tërheq maskën nga fytyra e saj, merr frymë thellë dhe shtyp butonin e aparatit për një projekt arti që dokumenton se si Tajvani ka përballuar krizën e koronavirusit. “Dua ti them të gjithëve të shijojnë çdo frymëmarrje”, thotë 23 vjecarja studente pas seancës së fotografimit. Tajvani ishte një nga të parat vende që u prek nga pandemia kur virusi doli nga Kina në fillim të këtij viti. Ishulli është konsideruar një shembull se si mund të ndalet virusi në fillimet e tij me vetëm shtatë viktima dhe rreth 450 raste. Por, ndërsa ai ka evituar izolimet e para në vende të ndryshme, jeta e përditshme është transformuar, vecanërisht përmes mbajtjes thuajse universale të maskave mbrojtëse.