Top News – Sekreti për shëndetin e përditshëm/ Sugjerimet për të ndjekur një dietë praktike
02/10/2021 17:43

Doktor Michael Mosley ka zbuluar se i pëlqen numrat, aq sa edhe kur ka bërë një dietë në vitin 2012, e ka quajtur atë “Dieta 5:2”. Ai ka treguar se ka qenë i sigurt që ishte një emër i tmerrshëm, por që e bëri të paharrueshëm. Për këtë arsye, Mosley ka vendosur që të ndajë me të gjithë ne disa nga numrat, me të cilët jeton jetën e tij të përditshme. Së pari ai sugjeron 1 dush të ngrohtë, që më pas të ftohet plotësisht duke qëndruar në të për 1 minutë. Kjo sipas tij të zgjon dhe pse më pas të jep ndjesinë e lodhjes. Hapi i dyte që duhet të ndiqet sipas tij janë shëtitjet e shpejta gjatë ditës. “Për të marrë përfitimet më të mëdha shëndetësore, një shëtitje duhet të jetë e shpejtë, të paktën 100 hapa në minutë sugjeron Doktor mosley. Konsumi i kafesë me të paktën 2-3 filxhanë në ditë sipas tij janë doza optimale. “Në një studim të 50 000 grave, të kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard të SHBA, studiuesit zbuluan se ato që pinin 2 deri në 3 filxhanë kafe në ditë kishin 15 për qind më pak të ngjarë të zhvillonin depresionin klinik, gjatë një periudhe 10-vjeçare se sa ato që pinin 1 ose më pak. Kjo mund të jetë sepse kafeja është e mbushur me antioksidantë dhe kimikate antiinflamatore”, thotë doktor Mosley. Po ashtu edhe konsumimi i ujit gjatë ditës, i të paktën 4 gotave gjatë ditës, janë pjesë e dietës që ai sugjeron. Ndërkohë 5 vakte në ditë, ku të mos mungojnë frutat dhe perimet janë pjesë e dietës për një shëndet të mirë. Ushtrimte 7 minutëshe janë një tjetër sugjerim për të pasur një jetë të shëndetshme. Siç edhe dihet tashmë gjumi është po aq i rëndësishëm për shëndetin sa dieta dhe stërvitja dhe ne të gjithë kemi nevoja të ndryshme për gjumë, por tetë orë duket të jetë një objektiv aq i mirë sipas doktor Msoley. Frutat e thata, 9 arra ose bajame në ditë janë një dietë e mirë për zemrën dhe trurin. Përkundër faktit se arrat janë të pasura me yndyrë, përmbajtja e tyre e lartë e fibrave mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. “Mundohem që të kaloj 10 minuta në ditë duke praktikuar meditim të ndërgjegjshëm. Përdor një aplikacion të quajtur “Headspace” dhe kam zbuluar se 10 minuta në mëngjes, të kaluar ulur në një hapësirë të qetë duke u përpjekur të përqëndrohem në frymën time, janë të mjaftueshme për të më ndihmuar të fle dhe më qetëson”, thotë doctor mosley në përfundim të dietës së propozuar prej tij.

Top News- ‘Haremi’ sekret i Putinit, nga nofka e carit tek ekzekutimet misterioze e kërcënimet
18/10 22:27
Top Channel/ Tronditet sërish Italia, eliminohet me thikë një tjetër student shqiptar
18/10 22:17
Top Channel/ Shpërthejnë protestat kundër Trump, mijëra njerëz pushtojnë rrugët në gjithë SHBA
18/10 22:09
Top News- SHBA rrit presionin ndaj Maduros/ Shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë
18/10 21:00
Top Channel/ Vijon armëpushimi Izrael-Hamas, kthehen 15 trupa të palestinezëve
18/10 19:55
Top News- Ndahet nga jeta Janusz Bugajski/ Analisti amerikan i njohur për çështjet në rajon
18/10 19:52
Top Channel/ Zelensky ikën duarbosh nga SHBA! Shpërthen zhgënjimi në Kiev
18/10 19:50
Top News- Izraeli kthen 15 trupa në Gaza/ Hamasi- Viktimat kanë shenja abuzimi dhe torture
18/10 19:30
Top News- Princi Andrew heq dorë nga titujt/ Skandali Epstein ‘fundos’ ish-dukën e York-ut
18/10 19:00
Top News-Izraeli vret familjen me 11 anëtarë, çfarë ndodhi në kufi? Paralajmëron Hamas
18/10 18:25
Top News- KE mban të ngrira 112 mln euro për bujqësinë. OLAF: Duhen masa konkrete
18/10 15:52
Top News- SHBA dënon ish-diplomatin rus/ Fshehu lidhjet me Kremlinin dhe mashtroi FBI-në
18/10 14:51
Top News – Testi që zbulon 50 lloje kanceri. ‘Galleri’ mund të identifikojë saktë llojin e tumorit
18/10 14:47
Top News- Nga Zelensky, tek takimi me Putin e Xi Jinping/ Çfarë do të arrijë Trump pas Gazës
18/10 14:00
Top News- Izraeli merr një tjetër peng/ Hamas gërmime për të gjetur trupat e tjerë
18/10 13:49
Top News – Nga Obama tek Bolton, paditë e Trump. Zbardhet lista, ekspertët: Fushatë hakmarrëse
18/10 12:31
Top News- Ushtria kineze merr goditjen e madhe, përjashtohen gjeneralët para plenumit të partisë
18/10 12:30
Top Channel/ Testi që zbulon 50 tumore/ Galleri po zhvillohet në SHBA, rezultate të jashtëzakonshme
18/10 12:23
Top Channel/ Princi “hedh kurorën”/ Pas skandaleve, Andrew heq dorë nga të gjithë titujt
18/10 11:55
Top Channel/ SHBA-Kinë “ulin armët”, tensionet tregtare po zbuten pas bisedimeve ‘të sinqerta’
18/10 11:54
BILETA Portokalli - Bileta