Top News – Sekretari i ri i shtetit në SHBA/ Blinken kundër Kinës, mbështet linjën e Trump
21/01/2021 11:52

Sekretari i ri amerikan i Shtetit Antony Blinken mendon se nuk ka pikë dyshimi që Kina paraqet sfidën më të madhe në politikën e jashtme amerikane. Blinken e beri te qarte gjatë prezantimit të tij në Senat se Uashingtoni duhet ta shikojë Kinën me një sy shumë kritik dhe nga një perspektivë e fuqisë, e jo dobësisë. Për ta bërë këtë, SHBA duhet të punojnë së bashku me aleatët e saj dhe nuk duhet t’i lerë asnjë territor Kinës në strukturat ndërkombëtare. Presidenti i SHBA-së në largim Donald Trump, kishte të drejtë me qasjen e tij të ashpër ndaj Kinës, theksoi Blinken. Duke iu referuar Iranit, Blinken tha se administrata e re e SHBA-së dëshiron të punojë me aleatët e saj për të arritur një marrëveshje bërthamore më afatgjatë dhe “më të fortë” me Teheranin. Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje me SHBA-në, Kinën, Rusinë, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë për të parandaluar ndërtimin e armëve bërthamore iraniane. Por nën Trump, SHBA u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018. Nga ana tjetër, presidenti i ardhshëm i SHBA-së Joe Biden do të donte të zgjaste marrëveshjen “New START” me Rusinë, për të kufizuar armët bërthamore, tha Blinken. Marrëveshja skadon më 5 shkurt. “New START” i detyron SHBA-në dhe Rusinë të mos kenë më shumë se 1.550 koka bërthamore secila.

Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00
Top News – I nxehti, gjithnjë e më vd*kjeprurës / Lëshohet alarmi, çfarë këshillojnë mjekët
01/07 11:48
Top News – 8 deri në 80 mijë viktima nga i nxehti: Përvëlimi, normalja e re, asnjë vend s’është imun
01/07 11:46
Top News- ‘Kupola e të nxehtit’ mbyt Evropën / Përvëlim! Mjekët lëshojnë alarmin: Mbylluni në shtëpi
01/07 11:42
Top News – Terror në Gjermani, sulm me thikë / Një viktimë dhe disa të lënduar, nuk dihet motivi
01/07 11:41
Top News – ‘Digjet’ Stambolli, përleshje në qytet/Revista satirike ‘publikon’ karikaturën e profetit
01/07 11:40
Top Channel/ Karikaturat e Profetit Muhamed, përleshje në Stamboll: Arrestohen redaktorët!
01/07 11:31
Top News – Bombat e SHBA nuk na ‘shkatërruan’ / Irani: E kemi teknologjinë për pasurimin e uraniumit
01/07 11:29
Top Channel/ Temperaturat e larta, ekspertët: Rreziqe të paimagjinueshme për shëndetin!
01/07 11:28
Top Channel/ FBI jep alarmin: Irani mund të nisë sulme kibernetike, merrni masa!
01/07 11:26