Top News – Scholz mes Bidenit dhe Putinit / I detyruar të marrë një pozicion për Ukrainën
07/02/2022 12:50

Olaf Scholz në prag të vizitës së tij të parë tek presidenti i SHBA-së është i rrethuar nga një vorbull paqartësish. Në Gjermani kritikët në mediat sociale kanë postuar vërejtje ironike lidhur me kancelarin Scholz, i cili me sa duket nuk e ka fort për zemër të shprehet qartë lidhur me krizën e Ukrainës. ("Dikush duhet t'i thotë Scholz-it, se ka harruar të ngrejë zërin", komentonte një përdorues në platformëm Tëitter). Aleatët e NATO-s dhe kundërshtarët politikë të Scholz-it brenda vendit janë të zhgënjyer me mosgatishmërinë e Gjermanisë për të furnizuar armë në Ukrainë. Por vetë Scholz, për televizionet gjermane hodhi poshtë kritikat, se ai është pasiv dhe partnerët e NATO-s e konsiderojnë Gjermaninë si jo të besueshme. Ai tha, se jo vetëm po punon intensivisht me të gjithë partnerët e NATO-s, por edhe se po planifikon një takim personalisht me Putinin. "Aleatët tanë e dinë fare mirë, se sa të vlefshëm jemi për ta", tha ai. "Ne jemi ata, që japim kontributin më të madh ushtarak në kuadër të aleancës sonë të mbrojtjes, NATO", tha Scholz. Këtë e di secili fare mirë. Për Europën kontinentale Gjermania është vendi, që ka shpenzime shumë të larta në këtë kontekst." Kancelari tha gjithashtu, se asnjë vend tjetër europian nuk i ka ofruar më shumë ndihmë ekonomike sa Gjermania Ukrainës në vitet e fundit. Vizita e Scholz-it tek Putin është planifikuar për në mes të shkurtit. Megjithatë disa vëzhgues besojnë, se Scholz duhet duhet ta sigurojë tani Biden-in se në cilën anë qëndron ai.

Top News – Irani merr përgjigje nga SHBA / Propozoi kthimin e armëpushimit, Trump ‘hesht’
30/09 18:14
Top News – Nafta e Irakut në dorën e SHBA / Trupat u larguan por Uashingtoni kontrollon të ardhurat
30/09 15:22
Top Channel/ Anglia do të rikthehet në BE? Burnham:”Marrëveshja post-Brexit bëri shumë dëme”!
30/09 15:22
Top News – Në shënjestër të ‘paparacëve’ / Fëmijët e Princit Harry ‘ndiqen’ në shkollë
30/09 15:18
Top News – Burnham paralajmëron rikthim në BE: BREXITI shkaktoi më shumë dëm se sa dobi
30/09 15:07
Top Channel/ Avioni i “Flydubai”, dalin detaje të reja: Ndihmëspiloti qëlloi kapitenin me thikë!
30/09 15:06
Top News – Heq dorë nga S-400 për F35-at / Erdogan ‘mërzit’ Rusinë, Kremlini: E marrim mbrapsht
30/09 15:05
Top News – ‘Menduam se nuk do dilnim gjallë’, tmerr në bord, ndihmës piloti godet me thikë kapitenin
30/09 14:54
Top News – Trump i quan ‘komunistë’ / Demokratët kundërshtojnë etiketimin: Jemi kapitalistë
30/09 14:28
Top News – Paralajmërim bërthamor për NATO-n / Rusia ‘tregon dhëmbët’: Mos prekni Kaliningradin
30/09 14:25
Top News – Irani, mesazh zgjedhësve amerikanë: ‘Votoni kundër aleatëve të Trumpit në Kongres’
30/09 14:12
Top Channel/ Greqia rrit ndihmën për naftën/ Subvencioni për dieselin bëhet 15 cent për litër
30/09 12:27
Top Channel/ “Nuk e marr rrogën si president”, ankohet Trump: “Askush nuk më falenderon”!
30/09 12:08
Top News – IA tregon si të ndërtosh armë biologjike / Kina lëshon alarmin, fillon hetimi i brendshëm
30/09 11:59
Top News – Alarm në avionin nga Dubai në Tel Aviv / Përleshen pilotët në kabinë, tentoi ta rrëzonte
30/09 11:57
Top News – ‘Nën sulm!’, Polonia mbyll aeroportet / Mbrojtja në gatishmëri, Rusia godet afër kufirit
30/09 11:47
Top News – Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku / Frikë për ringjalljen e ISIS, Irani ‘merr krahë’
30/09 11:44
Top News – I dyshuari telefonoi policinë…Komploti në bazën ushtarake britanike, hetimi vazhdon
30/09 11:44
Top Channel/ Gjermani, bie besimi ndaj shtetit: Regjistrohet niveli më i ulët në histori!
30/09 11:26
Top Channel/ Alarm në avionin e nisur drejt Tel Avivit: Ngrihen në ajër bombarduesit izraelitë!
30/09 11:21