Kancelari gjerman, olaf Scholz, është akuzuar për lidership të dobët në krizën me ukrainën dhe se është treguar i butë me rusinë. Por në vizitën e tij në Kremlin, të martën, ai jo vetëm që i tregoi dhëmbët Putinit por duket se edhe u kënaq nga kjo. Dhe në konferencën për shtyp që pasoi, Scholz u shfaq luftarak, duke kundërshtuar Putinin me qetësinë dhe tonet e tij të matura.