Ajo që ra në sy në fillimin e ditës së dytë të samitit të BE ishte heshtja, thotë DW. Asnjë nga krerët e qeverive dhe shteteve të BE nuk doli para kamerave për të dhënë një prognozë për ditën e dytë të negociatave. Aktualisht diskutohet për fondin e rimëkëmbjes për koronavirusin në vlerë 750 miliardë euro dhe buxhetin financiar të BE deri në vitin 2027 në masën e 1.1 trilionë eurove. Heshtja kuptohet: Në ditën e parë të samitit nuk pati asnjë afrim në pozicionet e largëta mes 27 vendeve anëtare e asnjë shenjë shprese.