Top News/ Salvini rrezikon burgun. Meloni e mbron: S’është krim të mbrosh vendin tënd
14/09/2024 22:34

Prokuroria italiane i kërkoi gjykatës të shtunën dënimin e udhëheqësit të partisë së djathtë Lega Nord, Matteo Salvini, me gjashtë vite burgim, për urdhërin e dhënë në vitin 2019 për të ndaluar zbarkimin e mbi 100 emigrantëve në brigjet e Italisë. Në atë kohë ish-ministër i brendshëm dhe tashmë në detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të transporteve në qeverinë e Kryeministres Giorgia Meloni, ai është akuzuar për pengmarrje dhe është në pritje të dënimit për vendimin e tij që i la emigrantët në det të hapur. Prokurorët urdhëruan sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e personave që gjendeshin në bord. Të shtunën, prokuroria kërkoi masën e burgimit për Salvinin gjatë një seance të mbajtur në Palermo. Vendimi do të merret nga një gjykatës i lartë, pasi ka kaluar tashmë një proces gjyqësor prej tre fazash. Një vendim përfundimtar me dënim mund t’ia ndalojë Salvinit edhe mbajtjen e funksioneve publike. Gjatë 14 muajve të mbajtjes së postit të ministrit të brendshëm, Salvini ndali ankorimin e disa anijeve në portet italiane, në përpjekje për të ndalur fluksin e emigrantëve. Ai i pati akuzuar rregullisht organizatat e ndihmave për emigrantët se në thelb inkurajojnë trafikimin e njerëzve. Salvinin e mori në mbrojtje edhe Meloni. Kryeministrja italiane shkroi shkurtimisht se: Qysh kur qënka krim të mbrosh kufijtë e vendit tënd?!

Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19
Top News – Trump triumfator në Kongres / ’Ligji i madh e i bukur’, çfarë efektesh do të ketë?
04/07 12:17
Top News- Hapën zjarr mbi palestinezët e uritur…Kontraktori i ndihmave në Gaza: Pashë kolegët e mi
04/07 12:13
Top News – ‘Mbyllet’ qielli mbi Francë / Greva e kontrollorëve ‘ndëshkon’ mijëra pasagjerë
04/07 12:04
Top News – Aleatët e NATO-s lëshojnë alarmin: Putin po përdor armë kimike në Ukrainë
04/07 12:04
Top News – Top i madh zjarri e tym i zi mbi Romë / Tronditet qyteti, shpërthen stacioni i benzinës
04/07 12:03
Top News – Zhgënjehet me Putinin, flet me Zelenskin / Trump: Nuk po provon t’i japë fund luftës
04/07 12:00
Top Channel/”Ferri” i Europës: Nuk frenohen dot flakët, mijëra të evakuar!
04/07 11:58
Top Channel/ SHBA: Kongresi miraton paketën e Trumpit, kritikët: Do rrisë borxhin amerikan!
04/07 11:25
Top Channel/Pas telefonatës me Trump, Putin sulm masiv në Ukrainë! SHBA: Vijojmë furnizimin me armë!
04/07 11:24