Lideri i të djathtës ekstreme në itali, Matteo Salvini është shfaqur në gjykatë të shtunën për mbajtjen e paligjshme të emigrantëve në det, në një proces që rrezikon edhe karrierën e tij. Prokurorët në qytetin sicilian të Katanias, e akuzojnë salvinin për abuzim me pushtetin pasi kur ishte ministër i brendshëm ndaloi 116 emigrantë të zbarkonin nga anija italiane e rojësbregdetare Gregoretti, bazuar në politikën e tij të ashtuquajtur “portet e mbyllura”.