Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e vendimit të dhënë nga Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm. Trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj relator dhe Sandër Simoni vendosën të mos pranonin kërkesën e deputetit, të paraqitur nga avokatët mbrojtës Ledio Braho dhe Redi Ramaj, duke lënë në fuqi vendimin e datës 27 shtator.