Top News – Sa i kushton BE-së zgjerimi…? Nëntë vende më shumë në bllok, 250 miliardë Euro
04/10/2023 14:30

Zgjerimi i bashkimit evropian, për të përfshirë nëntë vende të tjera, mes tyre edhe ukraina, do ti kushtonte vendeve ekzistuese anëtare më shumë se 250 miliardë euro, sipas përllogaritjeve të brendshme. Pasoja zinxhir do të ishte kthimi i shumë vendeve që aktualisht gëzojnë përfitime neto financiare nga BE në kontribues neto. Kostoja e madhe e zgjerimit do t’i prezantohet 51 liderëve evropianë që mblidhen në Granada të Spanjës, për një takim të komunitetit evropian politik, ku do të diskutojnë hapat e radhës për nëntë fqinjët që presin në radhë për tu anëtarësuar në BE. “Të gjitha shtetet anëtare do të duhet të paguajnë më shumë dhe të marrin më pak nga buxheti i BE; shumë vende anëtare që aktualisht marrin fonde do të bëhen kontribues”, thuhet në dokumentin e sekretariatit të këshillit të BE-së që ëhstë parë nga Financial Times. Ukraina, deri më tani më e madhja nga nëntë vendet që janë pranuar si kandidatë të mundshëm, do të merrte 186 miliardë euro gjatë shtatë viteve. Zgjerimi ëhstë bërë një nga temat më urgjente për BE-në, me liderët që do të diskutojnë se si ta drejtojnë debatin në temat kyce, për numrin e vendeve në parlamentin evropian, të ardhmen e përbashkët të politikave bujqësore dhe nëse një bllok i zgjeruar do të vazhdojë apo jo me sistemin e votimit unanim në disa zona të caktuara. Po ahstu diskutohet edhe nëse BE do të vazhdojë me procesin e saj me dy shpejtësi, që i lejon vendeve anëtare hyrje në faza në bllok, apo duhet ta ndryshojë këtë. Një diplomat i lartë thotë për britaniken Guardian se buxheti pritet të jetë tema më e nxehtë e diskutimit që duhet të zgjidhet deri në 2027-ën, kur cikli i ri financiar fillon. Në këtë mënyrë BE mund të tregojë se është e gatshme, duke larguar cdo justifikim për vonesa të mëtejshme, për pranimin e ukrainës, moladavisë dhe ballkanit perëndimor. Dokumenti vlerëson se buxheti do të rritej me 21 për qind nëse të nëntë vendet do të pranohen. Kjo do të thoshte rritje domethënëse të kontributeve në bllok për gjermaninë, francën dhe holandën.

Top Channel/ Trump: Starmer, s’kemi nevojë për ty tani që e fituam luftën
07/03 23:32
Top Channel/ Plagoset djali i Khamenei, SHBA-Izrael godasin naftën, Irani sulmon bazat amerikane
07/03 23:25
Top Channel/ Shpërthim në Bejrut pran aeroportin, TCH sjell pamjet, tymi mbulon zonën
07/03 23:24
Top Channel/ Stuhi e frikshme në SHBA, 6 të vdekur e dhjetëra të plagosur
07/03 23:23
Top Channel/ Irani sulmon Dubain, shpërthime të fuqishme e flakë, 1 i vdekur
07/03 23:07
Top News – Izraeli sulmon depot e naftës iraniane. Trump pret trupat e ushtarëve të rënë në luftë
07/03 22:18
Top News – ‘S’jemi pre e lehtë’. Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe paralajmëron Iranin
07/03 22:00
Top News – Plagoset djali i Khameneit. ‘Sulmet kapën Mojtaba Khamenein, por është ende gjallë’
07/03 21:41
Top Channel/ Begaj mbledh mësuesit nga gjithë trevat: Jeni ambasadorët tanë më të çmuar
07/03 20:06
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon ashpër Hezbollahun
07/03 20:05
Top Channel/ Mesazhi i Presidentit të Emirateve: Do ta mbrojmë popullin dhe vendin tonë
07/03 20:04
Top Channel/ TRONDIT Trump: Sot do godasim fort Iranin! Do i shkatërrojmë!
07/03 20:03
Top Channel/ “Jemi në kohë lufte”, Presidenti i Emirateve mesazh popullit dhe shtetasve të…
07/03 19:52
Top News – Irani paralajmëron qytetarët. ‘Kush publikon pamje të bombardimeve do dënohet ashpër’
07/03 18:30
Top News – Irani po shkatërron radarët e SHBA. Raketat shënjestrojnë ‘sytë’ e ombrellës izraelite
07/03 15:57
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon ashpër Hezbollahun
07/03 15:39
Top Channel/ Ukraina nxjerr në luftë robotët e armatosur: Më efikasë se dronët, nuk bëjnë zhurmë!
07/03 14:59
Top Channel/”Kryeministër i Kosovës të bëhet Thaçi”, Grenell: Pas Hagës, të rikthehet në politikë!
07/03 14:55
Top News – Shahu flet me ‘Hitlerin’. Rrengu i komedianëve rusë ndaj ‘mbretit’ të Iranit
07/03 14:07
Top News – Influencerat e Gazës. Padi ndaj qeverisë izraelite për mosshlyerje detyrimesh
07/03 13:34
DIGITALB DIGITALB