Të rritesh nën peshën e pritshmërisë së prindërve është e vështirë për cdo fëmijë, por të paktë janë ata që mund të pretendojnë se kanë kaluar më shumë se sa Omar Bin laden. Kjo pasi babai i tij, Osama, ishte lider i Al Kaedës dhe e rriti djalin që të ishte trashëgimtar i perandorisë së tij të terrorit. E kjo do të thoshte rrahje, stërvitje për mbijetesë në shkretëtirë dhe traumën e dëgjimit se si armët kimike testoheshin mbi kafshët e preferuara të tij.