Top News/ Rusia ‘sulmon’ Evropën me emigrantë / Finlanda përpiqet të mbyllë trajektoret e reja
11/06/2024 11:46

Autoritetet finlandeze po punojnë për të forcuar kufirin me rusinë, për shkak të frikës se një numër i madh azilkërkuesish, pjesë e asaj që helsinki e sheh si një luftë hibride që po zhvillohet nga rusia kundër perëndimit, mund të dyndet shpejt atje. Vendi po vendos më shumë patrulla kufitare, dronë dhe detektorë elektronikë dhe po ndërton gardhe përgjatë pjesëve të kufirit. Në Helsinki, parlamenti pritet të miratojë përpara pushimeve verore një legjislacion të ri, më të ashpër, që kritikët thonë se do të shkelë angazhimet e vendit për të drejtat e njeriut. Në fund të vitit të kaluar Finlanda mbylli të gjitha pikat e kalimit për udhëtarët përgjatë kufirit të saj prej 1,340 km me Rusinë për një kohë të pacaktuar pasi rreth 1,300 emigrantë nga vende të tilla si Siria dhe Somalia mbërritën përmes kësaj rruge. Që atëherë, vetëm disa dhjetëra azilkërkues kanë kaluar kufirin shumë të pyllëzuar në Finlandë, por Helsinki beson se Kremlini është i gatshëm të dërgojë më shumë emigrantë në çdo kohë, diçka që Moska e ka mohuar me forcë. Sipas legjislacionit të ri, rojat kufitare finlandeze do të jenë në gjendje të thërrasin mijëra rezervistë për të ndihmuar në patrullimin e kufirit, për të zbuluar sinjalet telefonike të migrantëve, për t'i dërguar emigrantët në qendrat e paraburgimit dhe - më e diskutueshmja - për t'i shtyrë ata në Rusi pa pranimin e shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil. “Finlanda nuk mund të lejojë hapjen e një rruge të re për emigrantët në Evropë”, tha për Reuters Ministrja e Brendshme finlandeze Mari Rantanen. “Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me një rrugë emigrantësh: kjo ka të bëjë me një situatë në të cilën autoritetet e një vendi tjetër po ndihmojnë apo edhe po i shtyjnë emigrantët drejt kufirit të Finlandës”, tha Rantanen. Marrëdhëniet me Moskën, dikur relativisht të përzemërta, janë përkeqësuar ndjeshëm që nga vendimi i Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Top News – Udhëheqësi i ri Suprem, ende hesht…Kush po e drejton Iranin në mesin e luftës?
11/03 11:45
Top News – Anijet e Iranit bëhen shkrumb e hi / Momenti kur SHBA i hedh në erë në Hormuz
11/03 11:37
Top Channel/ Irani minon Ngushticën e Hormuzit, kërcënon Trump: Hiqini minat, ose “ ju fshijmë”!
11/03 11:30
Top News – Irani minon Ngushticën e Hormuzit / Bllokon naftën, tërbohet Trumpi: Hiqini tani
11/03 11:28
Top Channel/ BBC: Luftën e Iranit do ta paguajnë konsumatorët, rriten apo ulen cmimet!
11/03 11:27
Top News – Trump do nisë ushtrinë në terren…LIgjvënësit amerikanë të alarmuar: Po na vë në rrezik
11/03 11:19
Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
DIGITALB DIGITALB