Ukraina ka paralajmëruar se Rusia pothuajse ka përfunduar grumbullimin e trupave që mund të përdoren në sulm kundër saj. Sipas një raporti të inteligjencë ukrainase, shifra e ushtarëve rusë afër kufirit është mbi 127.000. “Numri i plotë i grupit tokësor të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në drejtim të Ukrainës është mbi 106.000 pjesëtarë. Së bashku me forcat detare e ajrore, numri i përgjithshëm i personelit është mbi 127.000 ushtarë”, thuhet në vlerësimin e inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë.