Rusia është përpjekur që të krijojë një lidhje mes agresionit rus në drejtim të Ukrainës dhe çlirimit të Republikës së Kosovës nga regjimi i Sllobodan Milloshevivit në vitet e 90 Duke komentuar deklaratën e fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova ka pyetur në mënyrë ironike nëse Ëashingtoni ka ndaluar se përkrahuri sovranitetin e Republikës së Kosovës. Blinken teksa kishte folur për situatën e krijuar në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës kishte thënë se një prej synimeve të Amerikës në negociatat me Rusinë për garantimin e sigurisë është mbrojtja e parimeve themelore të raporteve ndërkombëtare, ku përfshihet ndalimi i ndryshimit të dhunshëm të kufijve.