Rusia ka vazhduar të provokojë NATO dhe Perëndimin, pavarësisht paralajmërimeve për sanksione të ashpra ekonomkë,nëse ndërrmerr një ndërhyrje ushtarake kundër Ukrainës. Dy bombardues rusë me kapacitete bërthamore patrulluan në qiellin e Bjellorusisë të shtunën në një mision për nënvizimin e lidhjeve të ngushta të mbrojtjes mes dy vendeve në kohën e tensioneve me Perëndimin.