Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa konkretë në përgjigje ndaj grumbullimit të trupave nga Rusia në kufi me Ukrainën, tha të mërkurën shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Propozimet ruse sesi të zgjidhet tensionimi i situatës “bie ndesh me parimet e arkitekturës së sigurisë evropiane”, tha Borrell, teksa foli para takimit në Francë të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes së BE-së.