"Një kombinim unik i masës, formës dhe ngjyrës", këto janë karakteristikat shumë të rralla të diamantit të nxjerrë në minierën Mayat, nga gjigandi rus i gurëve të çmuar Alrosa. Me një peshë prej gati 400 karatësh, dimanti është një thesar me vlerë të paçmueshme, i cili megjithatë rrezikon të mos shitet për shkak të sanksioneve të lidhura me luftën në Ukrainë. Diamanti, i cili ende nuk është prerë, ka një peshë prej 78 gram dhe një formë krejtësisht jo standarde që kufizohet nga një aureolë e të verdhë dhe kafe.