Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03/2026 23:22

Një zyrtar iranian deklaroi se Teherani do t’i “vërë flakën kujtdo që përpiqet të kalojë” nëpër Ngushticën e Hormuzit. Paralajmërimi vjen nga Ebrahim Jabbari, një këshilltar i Komandantit të Përgjithshëm të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke folur në televizionin shtetëror. Jabbari tha gjithashtu se amerikanët janë “të etur për naftën e rajonit” dhe se Irani do të “godasë tubacionet e tyre në rajon dhe nuk do të lejojë që nafta të eksportohet nga kjo zonë”. Pak më vonë reagoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, që thotë se “49 udhëheqësit më të lartë të regjimit iranian” janë vrarë në operacionin izraelito-amerikan ndaj Iranit. “49 nga udhëheqësit më të lartë të regjimit iranian – përfshirë liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei – janë zhdukur nga faqja e Tokës deri më tani në sulmet hapëse të ‘Operacionit Epic Fury’”, shkroi ajo në rrjetet sociale. Ndërkohë Komanda Qndrore Amerikane konfirmoi se ka shkuar në 6 numri i ushtarëve të vrarë, ndërsa njoftoi se ka fundosur 11 anije iraniane në Gjirin e Omanit, duke lënë Iranin pa asnjë anije të mbetur në atë zonë. Sekretari i Shtetit, Marko Rubio tha se ditët e ardhshme do të jenë akoma më ndëshkuese për Iranin. Po ashtu reagoi edhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke thënë se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit nuk kanë për qëllim të sjellin "ndryshim regjimi", ndërsa ka shtuar se “kjo nuk do të jetë një luftë si në Irak, por pritet të zgjasë vetëm 4 javë”.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10