Top News – ‘Rusia nuk do ta fitojë këtë luftë!’ / Gjermania, tanke, raketa e municione në Ukrainë
07/04/2022 10:47

Kancelari Olaf Scholz shprehu gatishmërinë për furnizime të mëtejshme armësh në Ukrainë. "Çdo gjë që është e arsyeshme dhe ka efekt të shpejtë do të furnizohet", deklaroi Scholz në Bundestag në Berlin. Sa u përket furnizimeve me armë, qeveria e tij do të bëjë "gjithçka që është e drejtë dhe e arsyeshme". Furnizimet duhet t'i shërbejnë qëllimit të qeverisë "që Rusia të mos e fitojë këtë luftë". Ky është qëllimi "i aktiviteteve, që ndërmarrim ne, kur është fjala për furnizimet me armë", tha kancelari gjatë një seance me pyetje ndaj qeverisë në Bundestag. Armët gjermane ndërkohë kanë dhënë "një kontribut të ndjeshëm" në luftime në Ukrainë". Si shembull Scholz përmendi tanket e furnizuara nga Gjermania, sistemet e mbrojtjes nga raketat dhe municionet.Për furnizime të mëtejshme ndërkohë po negociohet me Ukrainën, tha Scholz. Lidhur me këto furnizime do të shqyrtohen jo vetëm pajisjet nga arsenali i Bundesëehr-it, por edhe sisteme, që mund të blihen të reja në tregun e armatimeve. Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, në seancën plenare në Bundestag, shtoi lidhur me ngjarjet në Butsha, se qeveria nuk mund të flasë hapur për llojin dhe numrin e armëve që do të dërgohen, sepse këtë e ka kërkuar Ukraina. Nga këndvështrimi ushtarak synohet, që Rusia të mos jenë në dijeni për tipin e armëve dhe sasinë që do të vihen në dispozicion, në mënyrë që të mos ketë mundësi të përgatitet konform.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB