Top News/ Rusia nis ‘ofensivën dimërore’ / Borë dhe raketa në Ukrainë, jugu në shënjestër
23/11/2023 14:35

Trupat ruse kanë vendosur në shënjestër objektet e infrastrukturës në rajonet jugore të Ukrainës, Dnipropetrovsk dhe Herson, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, thanë zyrtarët rajonalë të enjten. Kjo ndodh në kohën kur Ukraina po përgatitet për një rritje të sulmeve ndaj objekteve të saj energjetike gjatë dimrit të ardhshëm. Qytetet Krivi Rih dhe Nikopol, si dhe rrethinat e tyre, u goditën gjatë natës, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak, duke shtuar se nuk kishte viktima. Në Herson, një civil u plagos nga bombardimet ruse, njoftoi shefi i administratës ushtarake të qytetit, Roman Mrochko. Rusia ka bombarduar vazhdimisht Hersonin nga përtej lumit Dnjepër, pasi u tërhoq në bregun e majtë një vit më parë, ndërsa forcat ukrainase çliruan qytetin. Një ditë më parë, një 42-vjeçar u vra nga bombardimet ruse në qendër të qytetit. Në rajonet lindore të Harkivit dhe Donjeckut, forcat ukrainase zhvilluan 74 beteja të afërta gjatë 24 orëve të fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Në Harkiv, trupat ukrainase zmbrapsën 12 sulme ruse në Sinkivka, Petropavlivka dhe Ivanivka, dhe rreth këtyre zonave. Në Donjeck, forcat ukrainase vazhduan ofensivën e tyre në Bahmut, qytet që ra në duart e trupave ruse në fillim të këtij viti pas një beteje të përgjakshme mujore. Ushtria tha se forcat ruse lëshuan pa sukses 42 dronë kamikazë kundër pozicioneve ukrainase. Në pikën tjetër të Donjeckut, në Avdijivka, forcat ruse vazhduan të ushtrojnë presion në përpjekjet e tyre të pasuksesshme për të rrethuar qytetin industrial që po mbrohet nga forcat ukrainase.

Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
DIGITALB DIGITALB