Gati 50 ditë pas pushtimit të vendit, Rusia ka nisur ofensivën e re kundër rajonit Donbass, duke i përqendruar pothuajse të gjitha trupat në Ukrainën lindore. Sipas qeverusë ukrainase, trupat ruse lëvizën nga Kharhiv në veri drejt Mariupolit në jug dhe kanë arritur tanimë në rajonin e Lugansk në Donbass lindor. Zyrtarë të presidencës ukrainas thanë se trupat ruse po ndjekin planin e tyre për të rrethuar forcat ukrainase të vendosura në Donbas nga të gjitha drejtimet.