Top News – Rusia, ‘luftë’ me depot e drithit / Tre orë sulme me dronë iranianë mbi Odesa
23/08/2023 11:16

Rusia nisi një sulm tre-orësh me dronë gjatë natës në rajonin Odesa të Ukrainës, duke synuar objektet e eksportit të grurit dhe infrastrukturën tjetër civile, tha guvernatori rajonal, Oleh Kiper, në Telegram. “Mbrojtja ajrore shkatërroi nëntë dronë të prodhuar nga Irani. Fatkeqësisht, objektet e prodhimit dhe eksportit janë dëmtuar dhe ka shpërthyer zjarr në një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë”, shkroi Kiper, duke shtuar se nuk ka viktima. “Në orën gjashtë të mëngjesit zjarri është vënë nën kontroll. Ndër objektivat e dëmtuara janë edhe objektet ku ruheshin drithërat”, tha ai. Më herët Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës raportoi për një sulm të ri me dronë rus në Ukrainë, por nuk dha më shumë detaje. Por, ushtria ukrainase raportoi se gjatë natës i kishte rrëzuar 11 nga 20 dronët e lëshuar nga Rusia. Në korrik, Rusia u tërhoq nga një marrëveshje e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave nga portet e Ukrainës. Që nga atëherë, Rusia i ka goditur vazhdimisht me dronë dhe raketa portet dhe objektet ku ruhen drithërat ukrainase. Rusia u tërhoq nga marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, pasi tha se nuk janë plotësuar kërkesat e saj. Marrëveshja kishte për qëllim ta zbuste krizën globale të ushqimit duke i lejuar drithërat ukrainase të eksportoheshin në mënyrë të sigurt.

Top News – Lidhje më të thella me Grenlandën…Rajoni nordik ‘mobilizohet’ pas kërcënimeve të Trump
18/02 11:38
Top News – Pa ushqim, pa karburant, pa turistë / Jeta në Kubë po ndalet nën presionin e SHBA-së
18/02 11:34
Top News – Vatikani refuzon ftesën e Trumpit / Nuk do të marrë pjesë në ‘Bordin e Paqes’
18/02 11:31
Top News – SHBA përplaset me Izraelin për Iranin / Trump bën presion, Netanyahu do rezultate shpejt
18/02 11:29
Top News – 10 skiatorë të zhdukur pas ortekut / Tragjedi në Kaliforni, disa të bllokuar mes borës
18/02 11:20
Top News – Alarm i kuq, shi ‘i jashtëzakonshëm’ / Përmbytjet ndëshkojnë Francën, tërbohen lumenjtë
18/02 11:20
Top News – Tre orë negociata mes SHBA e Iranit / S’priten përparime të shpejta, negociatat vazhdojnë
18/02 11:13
Top News – Rusi-Ukrainë, 6 orë bisedime të tensionuara / Witkoff: Lufta drejt fundit, përparim
18/02 11:11
Top News – Australia refuzon terroristët. Ndalon riatdhesimin e militantëve të ISIS nga Siria
18/02 10:41
Top News – Alavitët, tmerret pas largimit të Assadit / Rrëfimet e grave të rrëmbyera dhe të dhunuara
18/02 10:30
Top News – Rivaliteti JD Vance-Marco Rubio. Kush do jetë trashëgimtari i Trump në Shtëpinë e Bardhë?
18/02 09:52
Top Channel/ Rusia nuk pyet për negociata, 400 dronë mbi Ukrainë
18/02 00:29
Top News- Trump mbledh miliarda dollarë në Bordin e Paqes, merr zotimin e vendeve anëtare
17/02 23:00
Top News- SHBA kërkon përçarje në Evropë? BE e frikësuar pas fjalëve të ngrohta të Rubios për Orban
17/02 22:59
Top News- Rusia nxjerr marinën, gati për luftë me Evropën për të mbrojtur “flotën hije”
17/02 22:59
Top News- Franca në alarm të kuq, përmbytje të jashtëzakonshme nga stuhia
17/02 22:58
Top News- Nis boshatisja e kampit Al-Hol, strehonte mijëra xhihadistë. Mes tyre edhe shqiptarë
17/02 22:57
Top News – Anija ngrihet nga fundi i detit…I përket shekullit të 17, e zhytur nën ujë për 400 vite
17/02 17:13
Top News – Aeroplanmbajtëset e Trumpit në fund të detit / Irani mbyll ngushticën e Hormuzit
17/02 17:12
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët ushtarakë / Rusia, raketa pranë kufirit para bisedimeve
17/02 15:03
DIGITALB DIGITALB