Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha të mërkurën se ushtria ruse do ti konsideronte mjetet transportuese të NATO-s me armë në Ukrainë, si shënjestra që duhen shkatërruar. “Ne do të shohim cdo mjet transporti të NATO-s, që hyn në territorin e ukrainës, i ngarkuar me armë apo pajisje për ushtrinë ukrainase, si një shënjestër legjitime që duhet shkatërruar”, tha Shoigu. Ai akuzoi NATO-n dhe aleatët e saj se po vazhdojnë të fryjnë ukrainën me armë.