SHBA ka marrë një përgjigje të shkruar nga Moska, pasi ajo vetë i dërgoi përgjigjet e saj Kremlinit, në lidhje me kërkesat për garanci sigurie që ky i fundit i parashtroi perëndimit. Përgjigjia e Moskës vjen disa ditë pasi uashingtoni tha fjalën e vet dhe para një bisede telefonike të planifikuar mes sekretarit amerikan të shtetit, antoni Blinken dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, këtë të martë. Një zyrtar i departamentit të shtetit tha për CNN se përgjigjia e shkruar e rusisë ka ardhur, por nuk është e përshtatshme të negociohet në publik, dhe se vetë Moska është e lirë ta bëjë këtë.