Pas bombardimeve të vazhdueshmë gjatë mbrëmjes së mërkurës Forcat Ajrore të Ukrainës (UAF) ngritën alarmin të enjten se Rusia ka ndërmarrë ofensivën më të madhe me raketa në muajt e fundit. Ushtria ukrainase bën me dije se Rusia sulmoi me 81 raketa dhe tetë dronë kamikazë. Po ashtu ushtria bën me dije se Moska ka goditur me gjashtë raketa hipersonike Kh-47 Kinzhal. Raketat hipersonike kanë shënjestruar infrastruktura në Kiev, por ushtri nuk jep detaje për shkallën e dëmeve nga sulmet në kryeqytet.