Top News – Rusia, gati të flasë me Ukrainën / Por kërkon njohjen e territoreve të pushtuara
28/04/2025 14:36

Rusia pretendon se është gati të zhvillojë bisedime me Ukrainën "pa asnjë parakusht", thotë agjencia franceze e lajmeve AFP duke cituar mediat shtetërore ruse, pasi presidenti amerikan Donald Trump vuri në dyshim gatishmërinë e udhëheqësit rus Vladimir Putin për të ndaluar ofensivën trevjeçare. Por më pas në komente të tjera, të raportuara pothuajse njëkohësisht nga AFP, diplomati më i lartë i Rusisë tha se njohja e pretendimeve të saj mbi pesë rajone ukrainase, përfshirë Krimenë, është "e domosdoshme" për bisedimet që do të synonin zgjidhjen e konfliktit. "Njohja ndërkombëtare e pronësisë së Rusisë mbi Krimenë, Sevastopolin, Republikën Popullore të Donetskut, Republikën Popullore të Luhanskut, rajonet e Khersonit dhe Zaporizhzhias është e domosdoshme", tha ministri i jashtëm Sergei Lavrov duke përdorur emrat e Kremlinit për rajonet ukrainase. Në intervistën, të botuar në internet, Lavrov tha gjithashtu se topi "nuk është në fushën e Rusisë", ndërsa u përpoq të ushtronte presion mbi Kievin për të bërë lëshime në mënyrë që të përparonin bisedimet. Edhe zëdhënësi i kremlinit, Dimitry Peskov, tha të hënën se Rusia po priste një sinjal nga Ukraina për të nisur biseidmet për t’i dhënë fund luftës, por nuk kishte parë shenja në këtë drejtim. "Sinjalet duhet të vijnë nga Kievi, ose të paktën Kievi duhet të ndërmarrë disa veprime në këtë drejtim. Ata kanë një ndalim ligjor për këtë. Por deri më tani nuk shohim ndonjë veprim. Ndërkohë, Moska do të vazhdojë "operacionin e saj të posaçëm ushtarak", tha ai. Kremlini tha të premten e kaluar se mundësia e bisedimeve të drejtpërdrejta ishte ngritur gjatë një takimi tre-orësh midis Presidentit Vladimir Putin dhe të dërguarit të SHBA-së Steve Ëitkoff. Moska dhe Kievi nuk kanë zhvilluar negociata të drejtpërdrejta që nga marsi i vitit 2022, menjëherë pas fillimit të luftës në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë. Më vonë atë vit, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski miratoi një dekret që përjashtonte negociatat me Putinin, pasi Rusia pretendoi katër rajone të Ukrainës si të vetat.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04