Rusia vijon të këmbëngulë në pushtimin sa më parë të një prej qyteteve më kryesore të Ukrainës, siç është Mariupol. Për të arritur qëllimet e veta, Rusia ka bombarduar këtë të diel një shkollë ku strehoheshin 400 persona, teksa bëhet e ditur se ushtria ruse ka depërtuar shumë në qytet.