Austria ka paralajmëruar të mërkurën Bashkimin Evripian se Rusia mund të vendosë t’i hedhë sytë nga Ballkani Perëndimor, duke nxitur tensione në rajon. Për të rritur stabilitetin në rajon, Ministri i Jashtëm austriak i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin. Alexander Schallenberg, gjatë një konference donatorësh të organizuar në Berlin për të ndihmuar Moldavinë për pritjen e refugjatëve ukrainas, deklaroi se Rusia nuk i hedh sytë vetëm nga Ukraina, por edhe nga Ballkani Perëndimor, dhe nga Republika e Moldavisë. Ai thotë se Austria pret që vendimi për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë të merret brenda korrikut, nën presidencën franceze.