Ukraina ka hedhur së fundmi akuza të ashpra ndaj Budapestit zyrtar duke pretenduar se Hungaria ishte vendi i vetëm evropian në dijeni të planit të Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov deklaroi se Hungaria po e shfaq hapur bashkëpunimin me Federatën Ruse dhe se Putin e njoftoi paraprakisht për të ashtuquajturin operacion special.